KORÇË
Një banesë është përfshirë nga flakët në fshatin Mbroje të Korçës.
Gazetarja Lorena Kodra, raporton për “BalkanWeb” se paraprakisht mësohet se ka vetëm dëme materiale.
Ende nuk dihet shkaku i zjarrit, ndërsa zjarrfikëset janë nisur drejt vendngjarjes.
(BalkanWeb)