Një ngjarje e rëndë është shënuar në SHBA. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se një 71-vjeçar është sulmuar nga një krokodil e si pasojë ka ndërruar jetë.
Burri ishte duke kaluar në zonat e përmbytura të Luizanës ku është sulmuar nga zvarraniku. Trupi i tij ende nuk është gjetur. Ngjarja është mësuar nga gruaja, e cila kishte parë të gjithë skenën.
Përmbytjet e shkaktuara nga uragani Ida kanë sjell alarm të shtuar në SHBA.
Autoritetet mendojnë se të tjerë krokodilë janë duke notuar në rrugët e përmbytura dhe paralajmëron qytetarët të bëjnë kujdes.
(BalkanWeb)