DIBËR
Policia e Bulqizës ka vendosur në pranga 2 persona.
Në pranga kanë rënë 19-vjeçari L. Xh., dhe 24-vjeçari M. N. 19-vjeçari është arrestuar pasi është kapur në flagrancë duke kultivuar drogë, si dhe në cilësinë e provës material janë sekuestruar një armë gjahu dhe 2 celularë.
Ndërsa në Dibër është bërë i mundur arrestimi i M. N., ky i fundit dyshohet se ka vjedhur një shumë parash.
(BalkanWeb)