Eduardo Camavinga është zyrtarisht i Real Madrid. Marrëveshja me Rennes është arritur tashmë për 40 milion euro në total dhe 18-vjeçari mund të udhëtojë menjëherë drejt Madridit për  të nënshkruar kontratën deri në 2027.

Kanë mbetur dhe disa orë nga përmbyllja e merkatos teksa Real Madrid duket se ka gjetur ngushëllim pasi nuk nënshkroi me Mbappe.

Camavinga ka qenë një ndër mesfushorët më të kërkuar në Europë gjatë kësaj merkatoje, si nga PSG dhe Manchester United, por Real Madrid duket se bindi francezin e lindur në Angola që shihet si e ardhmja e futbollit të Francës.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb