Merkatoja ka rezervuar surpriza në orët e fundit. Chelsea pas negociatave të vështira ka huazuar Saul Niguez për 5 milion euro me të drejtë blerje nga Atletico Madrid. Ndërkohë londinezët kanë larguar në huazim mbrojtësin Ethan Ampadu tek Venezia.
Lajm i mirë për Barcelonën që mund të arketojë tashmë 25 milion euro pasi është zyrtarizuar marrëveshja e transferimit të Emerson Royal tek Totenham.
Nuk mbetet me kaq, PSG e ‘uritur’ ka huazuar për 7 milion euro talentin 19-vjeçar Nuno Mendes. Marrëveshja parashikon të drejtën e blerjes për 40 milion euro të lojtarit nga Sportin Lisbona.
Milan gjithashtu ka siguruar shërbimet e sulmuesit të Crotones, Junior Messias në huazim me të drejtë blerjeje.
(BalkanWeb)