SHBA – Vajza ka bërë për vete aktorin me anë të komenteve të shumtë që ajo shkruante në fotot e tij në Instagram shkruajnë mediat e huaja.
Dhe, që këtu nis historia e dashurisë më të çuditshme në botë, e aktorit më adhuruesen e tij.
Fotoja e fundit e publikuar në Instagram nga aktori Jake T. Austin, e shfaq atë pikërisht me Danielle, duke shkëmbyer puthje, poshtë së cilës shkruhej, “Jam i çmendur pas saj. Cdo histori dashurie është e bukur, por e jona është e preferuara ime”.
Dhe menjëherë shpërthyen komentet e 20 mijë fansave të aktorit, një ndër të cilët ishte se vajza kishtë më shumë se 5 vjet, që i fliste dhe komentonte në Twitter.
Mediat shkruajnë se mesazhi i parë i Danielle drejtuar Jake daton në vitin 2009. Ndërsa në vitin 2011 ajo arrin në takohet me adhuruesin e saj në Planet Hollywood, ku arrin të bëjë dhe një foto me të.
Pas atij takimi të parë Jake fillon ta ndjekë në Twitter, ku dhe fillojnë të dërgojnë mësazhe me njëri – tjetrin. Kjo është dashuruia në kohën e rrjeteve sociale.
(er.cu./BalkanWeb)
