Rusia ka dërguar kontigjentin e parë prej një milion dozash të vaksinës kundër koronavirusit (COVID-19) Sputnik V në Pakistan.
Vaksinat ruse mbërritën në Islamabad dhe janë një nga shtatë vaksinat, përdorimi i të cilave është miratuar nga autoritetet kompetente pakistaneze.
Ministri pakistanez i Planifikimit dhe udhëheqës i strategjisë kombëtare për të luftuar pandeminë, Assad Umar, tha se në 24 orët e fundit, më shumë se 1,5 milion doza të vaksinave anti-COVID janë dhënë në këtë vend dhe se procesi i imunizimit po vazhdon.
Ai tha se 35 për qind e pakistanezëve të moshës madhore kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës.
Pakistani po përjeton valën e katërt të pandemisë COVID-19 me 3.339 raste të reja të konfirmuara në 24 orët e fundit dhe 101 vdekje.
Gjithsej 1,16 milionë njerëz janë konfirmuar të infektuar që nga fillimi i pandemisë në Pakistan dhe 25.889 njerëz kanë vdekur.//AA