Është riaktivizuar vatra e zjarrit në Malin e Thatë, në Pogradec.
Gazetarja Lorena Kodra raporton për “BalkanWeb” se bëhet e ditur se flakët po djegin një sipërfaqe të madhe me kullota nga ana e Maqedonisë së Veriut, ndërsa në pjesën shqiptare është fikur prej ditësh së djeshme nga punonjës të shërbimeve zjarrfikëse.
Pamjet vijnë të qarta nga qyteti i Pogradecit, ku duket tymi që ka pushtuar Malin e Thatë, ndërkohë pala maqedonase nuk ka pasur asnjë reagim deri tani për fikjen e zjarrit.
(BalkanWeb)