Me grupin e plotë, Prestige MFC është thjeshtë perfekt. Pas një starti jo të mirë, kampionët absolut të minifutbollit shqiptar rikthehen fuqishëm me një fitore të pastër 2-0 duke siguruar kreun e Grupit A në Champions League në kuotën e tre pikëve.

Prestige Grup
Prestige Grup

Ky është vetëm hapi i parë, nuk është kurrsesi objektivi i një ekipi kampion, që një vit më parë prekën fazën gjysmë finale, dëshira e Fatmir Hysenbelliut me shokë është t’i shkojnë deri në fund këtij turneu, me shpresën për të shkruar një histori suksesi, që vite më parë as që imagjinohej nga një klub shqiptar.

Në Rimini të Italisë, aty ku po zhvillohet këtë herë ky edicion i Champions League, Prestige MFC si favorite bënte pjesë në grupin A së bashku me In-Plus, ekip nga Polonia dhe Terra Trak, një ekip bullgar.

Whatsapp Image 2021 09 03 At 2.16.42 Pm
Whatsapp Image 2021 09 03 At 2.16.42 Pm

Në sfidën e dytë përballë Terra Trak, Prestige MFC kaloi pa shumë probleme me dy gola, një për çdo pjesë, me autor Shimën dhe Xhepaj, duke siguruar një biletë për në fazën çerekfinale.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb