Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Ohajo, ku një burrë teksa mbante fëmijën e tij në krah, qëlloi me armë zjarri një grua.

E gjithë ngjarja ndodhi pas një aksidenti rrugor, ku zonja në fjalë përplasi makinën me gruan e tij. Policia e Cincinnati arrestoi Ladon Penn, 31 vjeç, ndaj të cilit rëndojnë tre akuza.

Sipas policisë 54-vjeçarja që mbeti e plagosur tha se ishte përfshirë në “një aksident të vogël automobilistik pa dëme”, ndërkohë që gruaja e agresorit e kishte njoftuar se do të merrte burrin e saj.

“Viktima thotë se Penn doli nga makina e tij, hyri në një shtëpi dhe u shfaq përsëri me armë,” tha policia. Pastaj, ndërsa mbante fëmijën, Penn dyshohet se hapi zjarr mbi të plagosurën dhe dy gratë e tjera që e shoqëronin, ndërsa një prej plumbave kapën drejtuesen e mjetit.

Hetuesit gjetën pamjet video që tregonin Penn “duke qëlluar me armë, ndërsa mbante një foshnjë”, ndërsa më pas e arrestuan.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb