Një 45-vjeçar dyshohet se është mbytur në liqenin e Prespës. Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi Stavri Vasilovski, 45 vjeç, i cili kishte dalë gjatë mbrëmjes për të peshkuar, si pasojë e dallgëve të forta të liqenit, i është përmbysur varka dhe dyshohet se mund të jetë mbytur.

Gazetarja Lorena Kodra raporton për ‘BalkanWeb’ se në momentin që është përmbysur varka kanë qenë 3 persona të cilët kanë dalë për peshkim, (personi që dyshohet se është mbytur, i vëllai dhe një tjetër).
Këta të fundit kanë notuar dhe kanë shpëtuar ndërsa Vasilovski dyshohet ta ketë zënë varka poshtë.

Është bërë njoftimi dhe pritet ardhja e polumbarëve, për të kryer kërkimet e nevojshme.

Shërbimet e Policisë Kufitare dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje ku po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb