Nasser Al Khelaifi, presidenti i Paris Saint-Germain dhe ECA ka sulmuar hapur promovuesit e Superligës gjatë Asamblesë së Përgjithshme të 26-të të shoqatës së klubeve evropiane.
“Ne jemi mbështetur në vendosmërinë dhe forcën e Presidentit Ceferin, i cili kundërshtoi revolten e mesnatës dhe njerëzit me kujtese të shkurter duhet të mbajnë mend se kjo është pikërisht ajo që ndodhi. Të gjithë duhet ta dini se Presidenti Ceferin ka qenë i sigurt që nga fillimi. Ne folëm herët në mëngjes dhe ai tha se do t’ia dilnim dhe do të fitonim. Siç e dini, nëntë klube kanë aplikuar për t’u bashkuar me familjen tonë dhe janë rikthyer në strukturat tona me angazhime të reja për të forcuar shoqatën tonë. I mirëpres ata përsëri në familjen ECA”- u shpreh ai.
(BalkanWeb)
