KOSOVA
Mediat e Kosovës kanë publikuar video nga momenti kur arrestohet Dardan Molliqaj me aktivistë të tjerë të PSD.
Ata kishin organizuar sot një protestë e cila shkoi deri në ndalimin e fjalimit të zëdhënëses së Gjykatës Speciale, Trendafilova.
Hera e tretë që Molliqaj arrestohet brenda këtij viti ndërsa në vitet paraardhëse nuk kanë munguar këto episode të ngjashme.
Dardan Mollqaj është kryetar i PSD dhe është i martuar me Besa Shahinin, ish-ministren e Arsimit në Shqipëri për vitet 2019-2020.
(BalkanWeb)