I pëlqente të bënte video teksa ngiste një Ferrari Testarossa të vitit 1991, por humbi kontrollin dhe makina, me vlerë rreth 135 000 euro, përfundoi mbi një pemë ulliri.

Ky episod aspak i këndshëm për pensionistin 70-vjeçar, ndodhi në Montemurlo, në provincën e Pratos, jo shumë larg selisë së komandës së policisë bashkiake.

Nga sa është shpjeguar, 70-vjeçarit i pëlqente të filmonte për t’i postuar më pas në median sociale.

Kështu, ai performoi me Ferrarin para një ekuipazhi të përbërë nga një kameraman dhe një teknik zëri ndërsa udhëtonte me shpejtësi të madhe në Piazza della Costituzione në Montemurlo, por pas dy xhirove të para ai humbi kontrollin dhe makina përfundoi mbi një pemë ulliri.

Ngjarja ka sjellë reagimin e bashkisë, që gjobiti shoferin pasi kjo lloj aventure nuk ishte e autorizuar nga autoritetet.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb