Shqipëria pret sot në “Elbasan Arena” ekipin modest të San Marinos. Kuqezinjtë janë të detyruar të fitojnë për shkak se është shansi për të kapur vendin e dytë në grupin I për kualifikueset e Botërorit Katar 2022.

Kundërshtari i Shqipërisë është i fundit në grup dhe sfida e sotme mund të jetë dhe më e lehta për kuqezinjtë për disa arsye.

1- San Marino në 5 ndeshjet e grupit ka 5 humbje, 1 gol të shënuar ndaj Polonisë dhe 19 të pësuar.

2-Fitoren e fundit San Marino e ka në korrik të 2014, 2-1 ndaj ekipit të Serisë D në Itali, Ac Bellaria Igea Marina, kurse barazimin e fundit më 11 nëntor 2020 ndaj Gjibraltarit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb