Milan ka nisur një sezon perfekt me dy fitore në dy ndeshje por menjëherë pasi rikthimit në fushë e pret një kalendar “ferri”. Kuqezinjtë do të përballen fillimisht me Lazio me pas me Liverpool në Champions dhe në fund Juventus, tre prova të zjarrta për të kuptuar forcën reale të këtij grupi. Stefano Pioli i pret me shumë besim këto përballje i bindur se ka në dispozicion një ekip të fortë:

“Milani që po stërvis tani, ashtu siç ia kam thënë edhe lojtarëve, është Milani më i fortë që kam stërvitur ndonjë herë. Djemtë janë rritur shumë, janë më të vetëdijshëm dhe individualisht më të fortë”, u shpreh Pioli duke u ndalur më pas tek rivaliteti në këtë sezon të Serie A: “Në Itali të gjithë ekipet janë potencialisht të forta: Inter, Juventus, Roma, Napoli, Atalanta e Lazio, sigurisht edhe ne. Tani vijnë edhe ndeshjet e kupave, sigurisht që diku do të çedojmë, por duhet ti marrim ndeshjet një e nga një, vetëm në fund më pas mund të bëjmë llogaritë.

Ibra? Me të është e lehtë të biesh dakord. Është një person i drejtë, i pari që merr përsipër përgjegjësitë. Ai na ka bërë të rritemi akoma më shumë dhe ka shumë akoma për të dhënë për Milan. Në fund një koment edhe për rikthimin e Milan në Champions: “Çuditërisht është hera e parë që Milan luan në Anfield. Besoj se do të jetë një sfidë emocionuese dhe shumë stimuluese. Milan rikthehet në Champions me shumë entuziazëm dhe të vetëdijshëm se mund të kalojmë çdo pengesë, sado e madhe të jetë”, u shpreh Pioli.
(BalkanWeb)
