MOSKË- Kremlini mohoi idenë e një zhvlerësimi të monedhës së tij, rublës, duke e konfirmuar si një luhatje në financa në momentin kur monedha ruse është zhvlerësuar ndjeshëm nën efektin e çmimit të naftës duke shënuar nivelin e saj më të ulët historik kundrejt dollarit.
“Nuk do të përdorja emërtimin kolaps. Praktikisht, vlera e monedhës (rublës) ndryshon, vlera është e paqëndrueshme, por nuk kemi të bëjmë me një kolaps financiar”, deklaroi për median zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov.
“Nuk ekziston asnjë arsye konkrete për të patur dyshime se Banka Qendrore ka parashikuar një plan të posaçëm për të shmangur një kolaps të vërtetë. Ne kemi një sistem rregullator mjaft të fuqishëm. Banka Qendrore po ndjek me kujdes të veçantë situatën dhe po analizon çdo detaj”, shtoi ai.
(m.k/BalkanWeb)
