Një zjarr përfshiu të mërkurën mbrëma spitalin në Tetovë ku ishin të shtrirë të sëmurë nga COVID-19 duke lënë pas vetes viktima të dhe të plagosur.
Ministri i Shëndetësisë i Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe, tha se deri tash janë konfirmuar 10 viktima, por numri mund të rritet.
Në Tetovë ndodhet kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe një pjesë e qeverisë.
“Një tragjedi e madhe ka ndodhur në qendrën për COVID-19 në Tetovë. Një shpërthim shkaktoi një zjarr. Zjarri është shuar, por edhe shumë jetë janë shuar. Unë shpreh ngushëllimet e mia më të thella për familjet dhe të afërmit e të ndjerëve it dhe uroj shërim të shpejtë për të plagosurit”, shkroi në rrjetet sociale, kryeministri Zaev.
Mediat duke iu referuar burimeve jozyrtare, flasim për 20 viktima. Aktualisht policia, forcat e shërbimit zjarrfikës, janë në vendin e ngjarjes.
(BalkanWeb)
