Kryetari në detyrë i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi ka përcjellë një mesazh ngushëllimi për viktimat nga djegia e spitalit në Tetovë.

Ruçi thotë se lajmi i mbrëmjes së kaluar ka dëshpëruar të gjithë.

Ai ndan dhimbjen e thellë me vëllezërit e motrat tetovarë, shqiptarët dhe gjithë popullin e Maqedonisë së Veriut.

“Është një lajm që na ka dëshpëruar të gjithëve. Ndaj dhimbjen e thellë me familjet e njerëzve që humbën jetën, motrat e vëllezërit tanë tetovarë, me shqiptarët dhe gjithë popullin e Maqedonisë së Veriut.”, shkruan në reagimin e tij Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb