Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur të hënën aktakuza kundër 15 personave, të cilët dyshohen për kryerje të veprës penale “krim i organizuar” dhe “keqpërdorim i pozitës zyrtare”.
Në mesin e të akuzuarve janë ish-kryetari i Komunës së Leposaviqit, nëntë zyrtarë të kësaj komune dhe pesë pronarë të bizneseve private të angazhuar në projekte të komunës.
Sipas Prokurorisë, të pandehurit kanë këto iniciale: D.J., H.B., A.A., Xh.F., H.H., M.H., A.K., Ç.T., M.R., M.I., B.B., N.M., I.K., J.B. dhe B.M.