KOSOVE – Baton Haxhiut i ka mbetur ‘hatri’ me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën, i cili mblodhi gazetarët për fundin e vitit. Tha se ai ‘u hakmorr ndaj gazetarëve’ dhe se nuk ishte fare miqësor me ta.
Haxhiu tha: “Rama ishte shumë i ashpër për mysafirët, të cilët, “për një vit”, tha “se e kritikojnë vazhdimisht” dhe në një moment tha se ai mund të thotë edhe për ata që e kritikojnë për një vit të tërë, një natë di të flasë batutat, që ishin jo pak ose shumë pak miqësore,” njofton Express.
“Nuk la pa përmendur asnjerin prej tyre, – vazhdoi Haxhiu – dhe nuk la pa thumbuar në mënyrë më të vrazhdë dhe disa kolegë tanë, të cilët natyrisht e kuptuan se diçka e tillë ishte batutë e mbrëmjes, batuta të mbrëmjes ose cinizma o ironi e Ramës për mbrëmjen që kishte organizuar; në një farë mënyre po them, “hakmarrje” në thonjëza të asaj që të gjithë kishin shkruar dhe kishin bërë gjatë vitit’, tha Baton Haxhiu.
(ar.sh/BalkanWeb)
