Portreti i kësaj patateje është shitur për një çmim marramendës. Fotoja e patates u ble nga një koleksionist i artit, klient i fotografit Kevin Abosch, menjëherë sapo pa veprën e artit në një prej studiove parisiane të artistit.
Çmimi, 1 milionë euro. Abosch është një prej fotografëve më të talentuar në nivel ndërkombëtar. Fotografitë e tij të vlerësuara me çmime janë ato të aktorit Johnny Depp, Steven Spielberg dhe Dustin Hoffman, të muzikës si Bob Geldof, figurës karizmatike Aung San Suu Kyi por dhe vajzës Malala. Fotografi i cili dikur ka qenë biolog ka fituar miliona dollarë duke shitur veprat e tij, por kjo e patates, tejkaloi cdo çmim të veprave të artistit irlandez.
(d.b/BalkanWeb)
