MAQEDONI- Maqedonia po përgatitet për të mbajtur zgjedhjet në prill, dhe për këtë proces do të kryhet edhe pastrimi i Listës Zgjedhore. Por kjo ka bërë që të dalin në pah histori nga më të ndryshmet, e raste ku ndërrimi i identitetit të krijojë ngatërresa.

Kështu ka ndodhur me rastit e një shtetasi maqedonas, ndaj të cilit prej 6 vitesh ka një urdhër arresti nga Interpoli. Por Adnan Sadiki arriti të ndryshonte emrin e të hynte në Maqedoni.

Pas një hetimi dymujor, BIRN zbuloi se personi në fjalë nëpërmjet sistemit të institucioneve përkatëse, ka arritur ta ndërrojë identitetin në Arijan Aliu. Nisur nga kjo, ekipi i BIRN-it arriti të takohet me familjen e tij, por ata i kanë habitur kur i kanë thënë se Sadiki ka vdekur në Shkup në Janar të vitit 2014. Familja gjithashtu ua ka treguar atyre edhe varrin, ku shkruhet edhe emri i tij i tretë, Atnan Aliu.

Sipas mediave maqedonase, ky është vetëm një rast, ku i njëjti person figuron i gjallë i regjistruar në listën zgjedhore të Ministrisë së Brendshme, person në kërkim nga Interpoli, dhe njëherësh i vdekur, pasi familja e tij thotë se kanë një certifikatë të vdekjes.

Por sa raste të tilla mund të rezultojnë gjatë procesit të pastrimit të Listës Zgjedhore.

(el.sp/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: