Përbërësit

4 presh
3 patate
1 qepë
2 thelpinj hudhër
1 degë selino
2 lugë gjelle gjalpë
2 lugl gjelle vaj ulliri
1 të verdhë veze
100 ml pana
50 gr djath gorgonzola
Kripë
Piper të zi
Kopër të freskët

Pergatitja
Në një tenxhere shkrijmë gjalpin në temperaturë mesatare dhe shtojmë vajin e ullirit. Shtojmë perimet e prera në copëza dhe i kaurdisim. Shtojmë ujë ose lëng mishi dhe i ziejmë për 30-35 minuta.
Pasi janë zjerë, me blender dore i grijmë deri sa bëhen pure perimet dhe masa është pak e trashë.
Në një tas trazojmë panën dhe të verdhën e vezës. Trazojmë dhe lidhim supën me të, duke shtuar në tas pak nga supa e ngrohtë që edhe pana të marrë ngrohtësinë e supës. E shtojmë masën në tenxhere duke trazuar. Shtojmë kripë dhe piper të zi si dhe djathin gorgonzola që e kemi shtypur me pirun më parë. Servirim me kopër lart si dhe copëza buke.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: