Mesfushori Xabi Alonso ka thënë fjalë të mëdha për Jose Mourinhon dhe Pep Guardiolan. Mesfushori spanjoll që me Guardiolan punon te Bayern Munich dhe që me Mourinhon ka punuar te Reali, thotë se të dy trajnerët janë të lindur për të qenë lider, dhe se kanë shumë gjëra të përbashkëta.

“Që të dy janë lider të lindur, diçka e tillë iu vjen e natyrshme. Janë personazhe karizmatik, të cilët dinë si të bindin një grup njerëzish. Secili prej tyre ka një personalitet të spikatur, por në shumë aspekte janë të ngjashëm, për shembull të dy janë shumë emotiv”, ka thënë Alonso.

“Ata janë të aftë të përçojnë tek të tjerët njohurinë e tyre për futbollin. Të bësh një skuadër të luftojë për ty është mjaft e vështirë dhe ky është një virtyt që ata e kanë të përbashkët. Nuk ka rëndësi se sa mirë i stërvit, nëse lojtarët nuk janë me ty atëherë një trajner dhe një skuadër nuk fiton”, ka shtuar spanjolli.

(el.sp/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: