Forcat britanike janë të lidhura me vdekjen e 86 fëmijëve dhe më shumë se 200 civilëve të rritur gjatë konfliktit në Afganistan , me kompensim prej vetëm 2,380 £ të paguar mesatarisht për çdo jetë të humbur, zbulojnë shifrat e reja.

Sipas informacione të siguruara nga The Guardian nga regjistrat zyrtarë të kompensimit të Ministrisë së Mbrojtjes bëhet me dije se viktima më e re civile e regjistruar ishte tre vjeç.

Një nga incidentet më serioze të listuara në regjistra është dhënia e 4,233.60 £ për një familje pas vdekjes së katër fëmijëve të cilët gabimisht u qëlluan dhe u vranë në një incident në dhjetor 2009.

Disa nga pagesat arritën në më pak se disa qindra paund. Në shkurt 2008, një familje mori 104.17 £ pas një fataliteti të konfirmuar dhe dëmtimi të një prone në provincën Helmand, ndërsa një tjetër u kompensua 586.42 £ për vdekjen e djalit të tyre 10-vjeçar në dhjetor 2009.

Në përgjithësi regjistrat e kompensimit tregojnë se 688,000 £ u paguan nga ushtria britanike për incidentet që përfshinin 289 vdekje midis 2006 dhe 2013, viti i fundit i operacioneve luftarake britanike në vend, që do të thotë se kompensimi mesatar i paguar nga Ministria e Mbrojtjes për civilët e vrarë ishte 2,380.

 

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: