Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Fierit, Taulant Balla, mori pjesë në mbledhjen e Asamblesë Socialiste të bashkisë së Divjakës.
Në takim merrnin pjesë deputeti Erion Braçe, kryebashkiaku Fredi Kokoneshi, si dhe drejtues të tjerë të PS në Divjakë.
Në postimin e tij në rrjetin social facebook, Balla iu ka shprehur përfaqësuesve socialistë mirënjohjen për punën e deritanishme.
“Ndryshimi i Divjakës në këto 8 vite është i paimagjinueshëm dhe puna vazhdon çdo ditë pa asnjë ndërprerje në shërbim të njerëzve punëtorë të kësaj zone”, deklaron Balla.
Postimi i plotë i Taulant Ballës:
Divjakë?Bashkë me Erjonin, Fredin, Agimin, drejtuesit dhe drejtueset e tjerë energjikë e të palodhur të Partisë Socialiste në këtë bashki. Mirënjohje për punën e deritanishme? Ndryshimi i Divjakës në këto 8 vite është i paimagjinueshëm dhe puna vazhdon çdo ditë pa asnjë ndërprerje në shërbim të njerëzve punëtorë të kësaj zone.
#skakohëpërpushim ????
(BalkanWeb)