Nxënësit në të gjithë Shqipërinë shkojnë sot në ditën e parë vitit të ri shkollor 2021-2022. Me masat anti-Covid ata do të kenë mundësinë të ndjekin rregullisht nëpër klasa mësimin.
Për mikrofonin e News24, prindërit e tyre shprehin rezerva për orët e shkurtuara dhe turnet, por thonë se është shumë më mirë se mësimi online.
PRINDËR (1): Klasa e djalit tim është me dy turne. Nuk jemi dakord, orët janë të shkurtëra. Mësesit janë të vaksinuar, orët duhet të ishin normale.
PRINDËR (2): Klasë të dytë djali, të shohim çfar turni është.
PRINDËR (3): Nuke di si do të jetë mësimi, turn ii parë 8 me 10. Nga 30 minuta ora. Për kushtet s’kemi çbëjmë pak e shumë kaq.
PRINDËR (4): Ne si prindër nuk na vjen mirë. Orët e shkurtëra, por do përshtatemi. Ne jemi dhe në orare pune, ka vështirësi, duke patur parasysh që djali është më i rritur. Shumë më mirë se mësimi online.
(BalkanWeb)