Kryetari i bashkisë së Pukës Gjon Gjonaj ka shprehur ngushëllimet për oficerin e policisë Saimir Hoxha i cili u qëllua për vdekje ditën e sotme në krye të detyrës.

Ai shkruan se dora kriminale e një narkomani nuk i kurseu jeten birit të Pukës, duke pikëlluar të gjithë pukjanët e mbi të gjitha familjen Hoxha dhe të afërmit e tyre.

“Me dhimbje mësova lajmin tragjik për humbjen e Sajmirit, djalit të mirë të Pukës, pinjollit të familjes në zë, oficerit profesionist.  Lus Zotin ti jap forcë prindërve, bashkëshortes, dy motrave dhe të afërmve të tjerë për përballimin e kësaj dhimbje të madhe. Ashtu si familja Hoxha ndër breza ka kontrbuar për Atdheun, Shtetin ligjor dhe të drejten, edhe Sajmiri sakrifikoi jeten në krye të detyrës, teksa dora kriminale e një narkomani nuk i kursej jeten birit të Pukës, duke na pikëlluar të gjithë ne pukjanët e mbi të gjitha familjen Hoxha dhe të afërmit e tyre. Sajmiri ashtu si e gjithë familja Hoxha ishtë simbol i të mirës. Ngushëllime  ing.Bilal Hoxhës dhe gjithë familjes që sot përballen me këtë dhimbje të madhe.  Zoti j’ua lehtësoftë!”- shkruan ai.

 

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: