TIRANE – Ky aksident i frikshëm ka ndodhur në nëntor 2015 në Tiranë, në rrugën “Ferit Xhajko”, shumë pranë QSUT-së.

Në faqen “Jeta Osh Qef” është publikuar videoja e siguruar nga kamerat e sigurisë, ku shihet qartë momenti i tmerrshëm kur një vajzë, që tenton të kalojë në anën tjetër të rrugës, përplaset për vdekje nga një makinë që udhëtonte me shpejtësi.

Në pamje duket qartë momenti kur makina e ngre vajzën në ajër, ndërsa shoferi u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes.
(er.nu/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: