Një ngjarje e rëndë është shënuar në Francë. Mediat e huaja shkruajnë se një grua është droguar nga i shoqi e më pas, është përdhunuar nga ai vetë dhe të panjohur të tretë. Nëna e tre fëmijëve, tha se burri i saj 68 vjeç ka filmuar të gjithë skenën, ndërsa ka theksuar se prej vitesh ai konsumonte drogë.

Tridhjetë e tre persona, përfshirë burrin e 60-vjeçares tashmë janë akuzuar dhe arrestuar, ndërsa nëntë të tjerë janë paraburgosur. Dy burra po merren në pyetje, ndërkohë që njëri ka vdekur. Duke parë kompjuterin e tij, hetuesit zbuluan video në të cilat gruaja e tij e droguar, shihej duke u përdhunuar nga burra të ndryshëm.

Në internet, ata gjithashtu gjetën mesazhe nga burri, që postonte në forume takimesh, teksa i sugjeronte njerëzve të shkonin dhe të përfitonin nga gruaja e tij, pasi ajo nuk do të ishte e vetëdijshme.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb