Deputetët e Partisë Demokratike kanë depozituar kërkesën për thirrjen në seancë dëgjimore në Komisionin e Ekonomisë të Autoritetit të Konkurrencës, më datë 4 tetor.

Sipas demokratëve, rritja e çmimit të bukës, që ka sjellë efekt zinxhir rritjen e çmimeve të produkteve të shportës, ka ndikuar në thellimin e varfërisë.

Me këtë shqetësim, deputetët e PD kanë kërkuar në seancë dëgjimore kryetaren e Autoritetit të Konkurrencës për t’u njohur me masat dhe procedurat e kryera nga Autoriteti për rritjen e çmimit të bukës.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb