Receta nga znj Eneida
Përbërësit
1 vezë
100 gr gjalpë
100 gr mjaltë
10 lugë tërshërë
6 lugë miell integral
1 majë luge sodë
1 lugë fara lini
1 lugë rrush të thatë
1 lugë çokollatë pikëza loti
Përgatitja
Rrahim gjalpin me mjaltin dhe vezën. Shtojmë tërshërën me miellin dhe sodën. Vazhdojmë me farat e linit, rrushin dhe çokollatën. Brumi del pak i butë, kështu që me një lugë ose me duart e lyera me vaj i japin formën e dëshiruar. I pjekim në 190 gradë për 17-20 minuta.
(BalkanWeb)