Recetë nga znj Eneida
Përbërësit
500 gr miell gruri
100 gr miell misri
2 vezë
1 gotë të vogël vaj ulliri
1 gotë uji mesatare kos
1 gotë uji mesatare shellirë
1 lugë pluhur pjekës
100 gr djath të thërrmuar
Përgatitja
Në një tas shtojmë vezët, vajin e ullirit, kosin dhe shërllirën. I trazojmë dhe shtojmë miellrat. Brumi nuk duhet të jetë as shumë i ujshëm as shumë i trashë. Shtojmë dhe thërrimet e djathit dhe e vendosim në tavë. E pjekim në 200 gradë për 45 minuta afërsisht.
(BalkanWeb)