Një sipërfaqe pylli ka marrë flakë në fshatin Bubq.

Siç shihet nga pamjet që sjell “BalkanWeb”, zjarri i favorizuar nga era ka depërtuar brenda një magazine me bazë ushqimore për blegtorinë. Për pasojë, magazina është djegur tërësisht, ndërsa zjarri vijon ende.

Dy zjarrfikësit e Krujës ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për lokalizimin e flakëve, që të mos iu afrohen banesave, që ndodhen pranë vatrës së zjarrit. Ndërkohë, paraprakisht mendohet se zjarri ka ardhur nga pakujdesia.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: