Në përfundim të samitit BE-Ballkani Perëndimor, kryeministri i Sllovenisë Janez Jansha, vend i cili mban presidencën e BE-së, e cilësoi samitin me rëndësi jo vetëm për zgjerimin, por edhe procese të tjera të nisura nga unioni.

“Kemi diskutuar për zgjerimin, procesin e Berlinit, përpjekjet e Sllovenisë me presidencën e radhës të BE dhe përfshirjen e Ballkanit Perëndimor. Jemi përpjekur të krijojmë shtylla, kemi përmendur edhe përpjekjet e KE për zgjerimin. BE me hapat specifikë të saj po tregon që Ballkani perëndimor është pjesë e diskutimeve. Ramë dakord për një deklaratë që përfshin deklarata pozitive për rajonin duke përmendur edhe planin e konomik prej 30 mld euro.

Reformat e vendeve të BE për të ecuar përpara duhet të vijojnë. Sllovenia dëshiron të kishte edhe një afat kohor sa i përket zgjerimit, por nuk arritëm ta kishim. Perspektiva europiane e këtyre vendeve qëndron, është e rëndësishme për në që ta përmendim e të fokusohemi te zgjerimi, kemi diskutuar mjaft për këtë.
Pas debatit dicka është e qartë, nëse e duam perspektivën të jetë e prekshme për qytetarët, proceset në dekadat e ardhshme duhet të vijojnë në mënyrë paralele të jenë procese efikase, të zgjidhen cështjet e hapura sic është mes Kosovës e Serbisë, Bullgarisë e Maqedonisë, proceset në negocim duhet të vazhdojmë, urojmë në zgjidhje më të lehtë.

Korniza e zgjerimit duhet të jetë përtej kësaj, me cështje që duhet të zgjidhen, ose do përballemi me cështje të tjera. Shpresojmë që në vitet e ardhshme këto procese do të ecin paralelisht. Kjo është ajo për cka është angazhuar BE prej 2003. Duhet te ecet në këtë mënyrë, që mos përsëriten cështje tragjike.” u shpreh ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb