Olaf Solz , në një deklaratë të shkurtër publike ditën e sotme ka bërë me dije ditënn e nesërme fiillojnë bisedimet për koslicionin qeverisës. Scholz tha se shumica e popullsisë gjermane ka treguar se dëshiron koalicion mes 3 partive.

“Na takon neve që ta zbatojmë këtë mandat tani. Kontaktet negociuese do të fillojnë nesër. Ne jemi mirënjohës për mënyrën serioze dhe profesionale në të cilën të Gjelbrit dhe FDP kanë diskutuar deri më tani formimin e qeverisë”-theksoi ai .

Sipas asaj që është bërë e ditur, bisedimet hulumtuese midis Social Demokratëve, të Gjelbërve dhe FDP do të fillojnë të enjten, me një takim që do të fillojë në orën 11 të mëngjesit me kohën gjermane në Berlin dhe pritet të zgjasë gjashtë orë.

 

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb