Deputetja e Partisë Demokratike ka akuzuar qeverinë dhe ministren Ogerta Manastriliu se kanë shfrytëzuar vaksinimin për propagandë elektorale.

Gjatë fjalës së saj në Kuvend, Vokshi tha se procesi i vaksinimit është i vonuar dhe nuk ka pasur transparencë nga ana e qeverisë. Duke publikuar shifrat zyrtare ajo tha se Shqipëria është e parafundit në rajon me vetëm 28% nivel vaksinimi.

“Procesi filloi i vonuar, vijoi i vonuar, pa transparencë, pa fushata sensibilizimi e informimi…. Ndaj dhe  sot vijnë me mashtrime, manipulime me shifrat vaksinimit sic kanë bërë me ato te vdekjeve, të prekurve, të kuruarve të shpëtuarve. Sic bënë me fondet, kurat, ilacet, tenderat sekretë, prokurimet abuzive. Gjithshka pa transaparencë apo informim të publikut si e drejtë kushtetuese. A ju kujtohet kur Ministrja Manastirlliu s’përmbahej nga admirimi për Kryeministrin e saj, që si askush në botë, priti në aeroport, para kamerave, me pompozitet, atë kutinë e vogël me 900 vaksina, kinse duke mbajtur sekret vendin e origjinës. “një epokë e re po nis…vaksinimi – game changer” e tha në anglisht Ministrja si për të na impresionuar. Po ja që edhe në epokën e re të Manastirlliut, Shqipëria mbeti e parafundit në rajon.Vetëm 28.4% e nivelit të vaksinimit, as 1/3 e popullisë, shumë larg nivelit të imunizimit. Ndërkohë që në BE është 63%, Europë 52%. Jemi shumë poshtë edhe nivelit boteror 34%”- tha ajo.

 

Fjalimi i plotë

Të nderuar qytetarë,

Përpara se të mbaj qendrimin në emër të grupit parlamentar të Partisë Demokratike për marrëveshjen me Pfizer kam një thirrje për të gjithë të pavaksinuarit: ju lutem #Vaksinohuni! Jo me detyrim, jo se ju thotë qeveria, apo ministria apo krzeministria, por sepse është më e mira për ju. Unë vetë deri para disa ditësh kisha ende nivel të lartë antitrupash pas covidit. Por e bëra menjëherë vaksinën sapo analizat provuan se antitrupat ishin reduktuar. Pak dhimbje krahu, pak dhimbje koke, por krejt e përballueshme! Ju lutem #Vaksinohuni, vaksina mbron jetë, ju mbron ju dhe familjet tuaja!

Qeveria e Shqipërisë është e vonuar në këtë drejtim!

Kjo marreveshje është e vonuar, shumë e vonuar!!

Procesi filloi i vonuar, vijoi i vonuar, pa transparencë, pa fushata sensibilizimi e informimi…. Ndaj dhe  sot vijnë me mashtrime, manipulime me shifrat vaksinimit sic kanë bërë me ato te vdekjeve, të prekurve, të kuruarve të shpëtuarve. Sic bënë me fondet, kurat, ilacet, tenderat sekretë, prokurimet abuzive. Gjithshka pa transaparencë apo informim të publikut si e drejtë kushtetuese.

A ju kujtohet kur Ministrja Manastirlliu s’përmbahej nga admirimi për Kryeministrin e saj, që si askush në botë, priti në aeroport, para kamerave, me pompozitet, atë kutinë e vogël me 900 vaksina, kinse duke mbajtur sekret vendin e origjinës. “një epokë e re po nis…vaksinimi – game changer” e tha në anglisht Ministrja si për të na impresionuar.

Po ja që edhe në epokën e re të Manastirlliut, Shqipëria mbeti e parafundit në rajon.Vetëm 28.4% e nivelit të vaksinimit, as 1/3 e popullisë, shumë larg nivelit të imunizimit. Ndërkohë që në BE është 63%, Europë 52%. Jemi shumë poshtë edhe nivelit boteror 34%.

Rajoni?

Serbia 42%

Kosova 31%

Mali I Zi 34%

Maqedonia Veriut 35%

Në mënyrë të vazhdueshme PD i ka kërkuar Qeverisë marrë të gjitha masat për të përballuar COVID. Duke tejkaluar rolin e opozitës i ofruam Qeverisë dy herë plane me propozime konkrete, me kostim konkret, e bëmë pa marrë apo kërkuar asnjë kredo politike, se për PD jeta e cdo qytetari është e shtrenjtë e duhet mbrojtur me cdo kosto!! Kërkuam që Qeveria të siguronte vaksinat e nevojshme për të frenuar përkeqësimin e situatës.

Një Qeveri e përgjegjshme, do të ishte përgjigjur me pozitivitet, do kishte reaguar…por jo kjo e jona që nuk është në shërbim të qytetarëve po të pushtetatëve e oligarkëve, që e la vendin për shumë muaj si han pa porta. Shqipëria i vetmi vend në Europë që pranonte në kufi këdo brenda kufinjve pa test PCR, pa certifikatë vaksinimi, madje edhe nga India, Pakistani që konsideroheshin si vende të kuqe nga BE. Ende sot nuk ka një Passenger Location Form me të dhënat e atyre që vijnë. Asnjë nuk di si karantinohen, ku shkojnë.

Pse as Klodiana asnjë mjek deputet nuk foli kur pacientëve ju refuyua kura, sepse në spitalet publike reduktuan ndjeshëm nr e operacioneve për shkak të COVID, për shkak se spitalet u kthyen në COVID. shumë pacientë psh me sëmundje tumorale janë ende pa u kuruar. Kanë avancuar rastet tumorale në Shqipëri. Një miku im mjek primar në një spital të njohur në evropë më tha pak ditë më parë: Kthimi I spitaleve kirurgjikale në covid mund të konsiderohet krim! Duke vonuar operacionet e tyre është njëlloj sikur t I vrasësh ata. Në asnjë shtet në europë nuk e ka bërë këtë.

Të nderuar qytetarë,

Raportet e fundit nga institucionet e specializuara ndërkombëtare nxjerrin në pah dështimin në menaxhimin e pandemisë.

– Komisioni Europian publikoi raportin e RCC ku vdekjet shtesë në Shqipëri gjatë vitit 2020 ishin 27.1% më të larta se vdekjet mesatare vjetore në periudhën 2016-2019 (grafiku). Kjo përqindje ishte më shumë se dyfishi i vdekjeve shtesë në BE dhe më e larta në rajon. Ju znj Ministre jeni përgjegjëse direkte për këto shifra të frikshme.

– Eurostat dhe INSTAT, treguan se rritja e vdekjeve në Shqipëri ishte më e larta në Europë. Vdekjet për 54 javë pandemi (për periudhën nga 2 marsi 2020 deri në 15 mars 2021) u rritën me 41%.

– Gjatë pandemisë, Shëndetësia falas u shndërrua në tmerrin falas të pacientëve e familjarëve të tyre që nuk kishin asnjë mundësi për të mbuluar kurat e shtrenjta të COVID19. Shoqata “Together for Life” raporton që në Shqipëri nga 164,276 persona të konfirmuar pozitiv, vetëm 7138 kanë përfituar rimbursim (4%), të kemi parasysh që nr I personave që kanë kaluar COVID është shumë më I lartë pasi ka pasur pacientë që nuk rezultojnë në system). Cdo pacient ka shpenzuar mesatarisht 1000$ por është rimbursuar me vetëm 40$.

– Anketa e Buxhetit të Familjes e INSTAT publikuar para dy ditësh raporton një shifër të frikshme. Në 2020, familjet shqipëtare shpenzuan mesatarisht 51500 lekë të vjetër në muaj për shëndetësi apo 28% më shumë se një vit më pare. Thënë ndryshe 392 milionë euro, thënë ndryshe pothuajse sa buxhet I shtetit ka shpenzuar për shëndetësinë (total 820 milionë euro).

– Të dhënat e fundit të EUROSTAT tregojnë që 380 mijë qytetarë (13.5%) nuk përballojnë dot cmimet e larta të kurave dhe ekzaminimeve shëndetësore. Qeveria ka dështuar të sigurojë shërbimin jetik në sistemin publik. Më shumë se 30 mijë në dy vjet.

Amulli totale! Nisja e vitit të ri shkollor shtyhet pa asnjë arësye dy herë, pa studim apo analizë. Viti I ri akademik u shty dje pa asnjë shpjegim. Askush nuk diskuton, informon, negocion me mesues, prindër, studentë, apo sindikata.

Anketa e fundit e portalit studentor (grafikët) tregon që vetëm 31% e studentëve janë vaksinuarë 66% nuk janë dakort më vaksinimin e detyrueshëm, 74% duan mësim në auditor. Pse kjo % kaq e lartë??? Për shkak të mungesës totale të interesimit, angazhimit apo vullnetit të Qeverisë për t’u ulur me ta, për të folur me ta, për t’i informuar ata.

Në Shqipëri nuk ka vaksinim të informuar por vaksinim të detyruar.

Të nderuar qytetarë,

PD ka dorëzuar në SPAK 3 kallzime penale për përfshirjen të ministres Ogerta Manastirlliu në krime elektorale, në mes të pandemisë. Gjatë muajve mars-prill ministrja nuk merrej me politika për menaxhimin e pandemisë pasi si kandidtate e PS në njësinë nr 9 shkonte derë më derë duke rrezikuar edhe përhapjen e virusit, e në këmbim të votës shpërndante kura, tamponë e legalizime e punësime elektorale, madje edhe gjatë orës policore apo kur ambulancat me të sëmurë rëndë i qëndronin mbi 10 orë para spitaleve Covid duke shkaktuar edhe humbjen e jetës së pacientëve. Kam dorëzuar në SPAK edhe fotot e disa prej shtëpive që ka shkuar ministrja me certifikatat e legalizimeve në dorë…

Skema e patronazhistëve, përdorimi i të dhënave personale nga shtabet e ogerta manastirlliut janë shkelje të rënda ligjore, ende të pahetuara. (Grafiku patronayhistëve)

– 674 patronazhistë

– 50 mijë votues të patronazhuar që vrojtoheshin cdo ditë e raportoheshin në zyrat e Ogertës.

– Cka e bën edhe më të rëndë, në mes të pandemisë 70 punonjës të MSH, QSUT, QSH (mjekë, infermierë, shoferë, sanitare, specialiste, laborante) etj patronazhonin mbi 7000 qytetarë për Ministren dhe raportonon në shtabet e saj elektorale në vend që të kryenin me përkushtim detyrën për të dhënë kujdës shëndetësor..

SPAK hesht!

Në ditën e parë të punës së Komisionit Hetimor për masakrën zgjedhore do të dorëzoj të gjithë informacionin që kam, me emrat e cdo patronazhuesi në njësitë ku unë kam kandiduar 9 dhe 11 e do t[i kërkoj z. Alibeaj që ato të bëhen publike duke respektuar aktet ligjore. Skema monstruoze e patronazhimit duhet shembur nga themelet. Askush nuk duhet të guxojnë të bëjë patronazhistin apo të raportojë të dhënat personale të qytetarëve që shfrytëzohen më tej për devijim të dhunshëm të vullnetit të qytetarëve.

E në fund të nderuar qytetarë,

PD është pro kësaj marrëveshje që e konsideron të vonuar duke i kërkuar qeverisë të marrë urgjentisht të gjitha masat për të përshpejtuar ritmet e vaksinimit si dhe duke shtuar fushatat inforuese e sensibilizuese. Në këtë drejtim, cdonjëri prej nesh ka një rol, ka një detyrë morale! Të shpëtojmë sa më shumë jetë!

 

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: