Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar ditën e sotme konferencë më gazetarët duke u fokusuar tek rritja e çmimeve në vend.
Basha hodhi kritika ndaj kryeministrit Edi Rama, duke u shprehur se po gënjen qytetarët dhe se ka zgjedhur luftën personale për pushtet, përpara interesit të qytetarëve.
Më tej kryedemokrati theksoi se përgjegjësi i vetëm i gjendjes së keqe ekonomike në Shqipërisë është kryeministri Rama dhe se me vendimet e tij të gabuara kriminale kërkon të merret me batuta, vetëm për të larguar vëmendjen nga situata në të cilën ndodhet vendi.
“Janë miliona euro që dalin nga xhepat e qytetarëve. Përpara interesit të njerëzve Edi Rama ka zgjedhur luftën personale. Përpara interesit të njerëzve ka vendosur babëzinë e tij. Vetëm ryshfeti ndaj këtij shteti nga niveli më i ulët dhe niveli më i lartë u kushton shqiptarëve 500 milionë euro në vit. Raporti ndërkombëtar na rëndit në botë të dytin pasa Zambias Afrikane. Pas kësaj vjen Shqipëria e Ramës, për ryshfet. Kjo shifër është 3 herë më e larta nga sa ishte në vitin 2013, kur morën pushtetin, Këto edhe shumë plagë të tjera nuk janë thjesht kauza normale të opozitës por janë plagë për qytetarët që rropatën për të nxjerrë bukën e gojës. plagë për të rinjtë dhe të rejat që nuk gjejnë dot punë, sepse këto thagma të krijuara nga kjo pakicë e korruptuar e bëjnë të pamundur të krijojnë vende pune.
Ndaj çdokush që ka dëgjuar që posedon zgjuarsinë e shqiptarit nuk mund të gënjehet, kjo nuk është krizë energjike, po kriza e korrupsionit e babëzisë dhe e keqmenaxhimit të kësaj qeverie”, tha Basha, ndërsa shtoi se në një vend normal politikanët do të mbanin përgjegjësi.
(BalkanWeb)
