Akademia e Sigurisë, njofton nëpërmjet një statusi në rrjete sociale, përfundimin e kursit të XIII për drejtim të sigurt të motoçikletës.
Një njoftim theksohet se Policisë së Shtetit do i shtohen tanimë motorist të certifikuar, të cilët do të ndërhynë në çdo rast për të respektuar sigurinë rrugore.
Postimi i Akademisë së Sigurisë:
Përfundon kursi XIII-të “Për drejtim të sigurt të motoçikletës”
Nga data 13.09.2021 deri më datë 08.10.2021, nga Sektori i Trajnimeve të Mjeteve Motorike, të Drejtorisë të Certifikimeve dhe Shërbimeve ndaj të Tretëve, në drejtimin e Kryekomisar Fisnik Ziçishti, u zhvillua kursi XIII-të “Për drejtim të sigurt të motoçikletës”.
Tashmë Policisë së Shtetit ju shtuan motoristë të certifikuar të cilët do shërbejnë në strukturat e
Policisë së Shtetit që në çdo rast të respektohet “Siguria Rrugore”.
Në përfundim të kursit u zhvillua dhe shpërndarja e Certefikatave për pjesëmarrësit.
(BalkanWeb)