TIRANE
Shtatzënia e Genta Ismajlit po përflitet prej kohësh në media dhe videot ku format e saj dukeshin më të rrumbullakosura se zakonisht, i kanë bërë dyshimet të shtohen gjithnjë e më shumë.
Ndërsa ditën e djeshm ka qenë vetë Genta që i ka konfirmuar zërat përmes një videoje të postuar në Instagram. Përkrah Ustës, e veshur me një fustan të gjatë të zi që i nxjerr në pah barkun, këngëtarja i ka shuar dyshimet.
“Gjithçka po bëhet më e çuditshme dhe unë pyes veten se kush je, kush në jetë do të bëhesh e kujt nga ne do t’i ngjasosh?” -ka shkruar ajo përkah videos.
Gjinia e bebit nuk dihet ende, por sipas Prive, këngëtarja është në pritje të binjakëve. Genta dhe Usta e bënë publike lidhjen në fund të vitit 2019.
