Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj në një intervistë për ‘News24’ ka folur në lidhje me ‘Maratonën e Tiranës’, që do të mbahet më 17 tetor.
Sipas Veliajt, pas një viti pushim, maratona tregon se çdo gjë po shkon drejt normalitetit, duke shtuar se pjesëmarrësit në këtë garë do të jenë të pajisur me test PCR-je apo dhe certifikatën e vaksinimit. Nga ana tjetër ai tha se në 16 tetor do të mbahet ‘Fan run’, ku në garë do të marrin moshat nga shkolla 9-vjeçare dhe gjimnazet. Sipas tij, për dy orë gjatë paradites, do të bllokohet bulevardi ‘Dëshmorët e Kombit’.
“I rikthehemi normalitetit duke vazhduar serinë e aktiviteteve kulturore. Bëmë një vit pushim prej pandemisë. Maratona ndodh në natyrë, duke kontrolluar nëse gjithsecili është i vaksinuar apo me test PCR-je. Ky event është dhe biznes, pas i shumë familje vijnë në Tiranë dhe qëndrojnë disa ditë. Kjo do të jetë një maratonë 42 kg. Është një moment për t’i dhënë qytetit pak frymë. Do kërkoj nga qytetarët bashkëpunim, sidomos të dielën. E gjithë kjo javë është me ngjarje sportive, siç është dhe ndeshja e kombëtares dhe qershia mbi tortë është maratona e Tiranës. Shqipëria ka prodhuar sportistë shumë të mirë, si Luiza Gega. Ne po krijojmë shumë mundësi, me liqenin e Tiranës, apo dhe i Farkës. Ne kemi bërë një miks midis qendrës së Tiranës dhe parqeve. Maratona do të jetë e gërshetuar. Ku ka më mirë që ta gërshetosh maratonën në dy pjesë. Pjesa qendrore ku janë institucionet kryesore, por dhe pjesa e parqeve. Në këto 5 vite kemi mbjell 500 mijë pemë. Sapo kemi marrë dakordësinë që një rrugë pedonale të lidh parkun e liqenit artificial me atë të Farkës. Çdo ditë Tirana bën progres, por është e lehtë që të bësh kritika nga divani, nga FB-ja. Kur kryeministri hodhi idenë e klasave sportive dhe hapjes së palestrave, shumë e morën me sportivitet, pasi thanë se ai ka qenë sportiv”, tha Veliaj.
