TIRANË

Pak ditë nga nisja e vitit të ri akademik, dekani i Shkencave Mjekësore në Universitetin Luarasi, Petrit Bara si edhe Përgjegjësja e Departamentit të Infermieristikës Eneila Rrapaj në Universitetin ‘Luarasi’ apelojnë studentët që duan të ndjekin studimet e larta në mjekësi të aplikojnë pranë këtij fakulteti.

Në një bisedë në rubrikën ‘Opinion’ në NeWs24, ata folën mbi risitë e Fakultetit të Mjekësisë pranë ‘Luarasit’, si edhe benefitet që përfitojnë studentët gjatë vitit akadamik por edhe në të ardhmen.

Dekani Bara e konsideroi një lajm të mirë shtyrjen e vitit të ri akademik, pasi sic u shpreh i gjithë stafi pedagogjik i ‘Luarasit’ si edhe një pjesë e mirë e studentëve, janë tashmë të vaksinuar. Ndër të tjera Bara tha

“Sot nesër e pasnesër ka vend për të aplikuar UAlbania, kanë hapësira për të aplikuara, ka kuota ka vende. Me gjithë pritshmëritë që kemi patur dhe jemi mirë me c’kishim planifikuar vende. Ftojmë studentët të aplikojnë këto dy dtre dite dhe të vijnë më pas të regjistrohen në 18-21 tetor në Universitetin Luarasi” u shpreh Bara.

Ka patur interes të studentëve. Kush është më e preferuara?

Bara: Infermieria është dega me më shumë preferenca. Në Stomatologji, që kemi edhe fakultete të tjera jemi shumë mirë. Janë 38-40 vetë në Sotmatologji, po kaq në Farmaci janë të tjerë që kanë aplikuar dhe janë në pritje. Laboratorët i kemi vënë në punë, godinën e re e kemi shumë të mirë. Pedagogët janë një staf i angazhuar, shumë të mirë. Është një risi shumë e madhe dhe pedagogë e doktorë shkencash.

Dega i Infermierisë ka patur një kërkesë të madhe…

Rrapaj: Duke iu referuar kërkesa edhe në tregun kombëtar ndërkombëtar, vihet re një rritje e aplikimeve sa i përket kërkesave në degën e infermierisë. Edhe kërkësa për Stomatologji e Farmaci mbeten të kënaqshme. Pranë Universitetit ‘Luarasi’, kemi staf të kualifikuar, kushte komode, kemi investuar në laborator që janë shumë të rëndësishme në këto lëndë mjekësore. Kemi siguruar kushtet edhe duke respektuar vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë lidhur me pandeminë.

Këto ditë studentët mund t’i shfrytëzojnë për të aplikuar…

Mesatarasht 120 – 130 është intervali në Infermieri. Presim rritje në këto tre ditë. I ftojmë të bëhen pjesë e fakultetit tonë.

I ftojmë studentët të paraqiten në universitet të japin dokumentacionin. Në cdo etapë jepet informacion lidhur me procedurën, derisa të bëhen studentë të ‘Luarasit’.

Çfarë facilitetesh do të kenë studentët?

Janë disa pika kyçe: laboratorët, mjedisët ku do të realizohet praktika, pedagogët. Laboratorët janë të integruar brenda fakultetit tonë.

Sa i përket praktikave?  

Bara: Praktikat kemi bërë kontratë me spitalin ‘Nënë Tereza’ me disa klinika të stomatologjisë që pjesa e viteve më të larta do të bëhet në QSUT. Viti i parë dhe i dytë, do të realizohen brenda godinës, në laboratorë shumë të mirë Para një jave morëm të gjithë pajisjet e reja, nuk mungon asgjë nga programet mësimore. Janë kushte që preferohen te ne. Pedagogët janë të mirëprofiliziuar, stafi nuk ka nevojë për trajnime. Ne kemi gjetur titullarë lëndësh, profesorë të asociuar që mbyllin pensionin ose që punojnë jashtë spitalit. Niveli bazë për një nivel shkencor, është niveli i pedagogë.

Anglishtja dhe gjermanishtja janë një stad tjetër, në mënyrë që studentët të aplikojnë direkt jashtë shtetit, jo me agjenci, pasi të kenë përfunduar fakultetin.

Jemi në prag të një nënshkrimi me Arizonën dhe Anglinë të disa spitaleve e fakulteteve, për adaptimin e programeve, për përmirësimin e gjuhës angleze e gjermane, për këmbim leksionesh. Vitin e fundit, kush ka dëshirë mund ta bëjë në vendin ku dëshiron të punësohet. Do t’i stërvisim, që të futen direkt në program, të aplikojnë direkt. Nga ‘Luarasi’ pas vitit të tretë, do të aplikojnë direkt si studentë europianë në cdo vend. Mund të shkojnë të bëjnë vitin e fundit në praktika etj, sipas rregullave të legjislacionit.

Pritshmëritë për këtë vit?

Rrapaj: Jemi të kënaqur deri tani, presim kërkesat të jenë më të larta se vitin e parë. I urojmë studentëve suksese e të përzgjedhin Universitetin tonë.

Orari i aplikimit nëse dikusht kërkon të marrë informacion te Luarasi?

Bara: Dyert për regjistrim janë të hapura te Luarasi gjithë ditën deri në 20:00. Janë tri ditë që mund t’i shfrytëzojnë, të mos humbin rastin për këto degë mjaft të kërkuara.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb