Kancelari austriak, Alexander Solenberg ishte i pranishëm për herë të parë pas zgjedhjes së tij në mbledhjen e Këshillit Kombëtar.
Beata Meinel-Raisingar, një politikane austriake dhe udhëheqëse e Partisë opozitare NewAustria dhe Forumit Liberal (NEOS), i paraqiti Solenberg dokumentat e hetimit të Kurz për korrupsion.
Kur Minnel-Raisingar i dha letrat, ai i hoqi menjëherë nga tavolina e tij. Veprimet e tij nuk kaluan pa u vënë re dhe mediat austriake vunë në dukje se ai kishte treguar kështu besnikëri ndaj Sebastian Kurz.
#OeNR: @bmeinl überreicht Kanzler @a_schallenberg die 104 Seiten starke Anordnung der #Hausdurchsuchung bei der #OEVP, Schallenberg wirft sie auf den Boden
Die Sondersitzung live auf #PULS24 und auf https://t.co/36iZRbLB4M pic.twitter.com/s45K4C29Ma— PULS 24 (@puls24news) October 12, 2021
Ndërkohë lidhur me këtë veprim ai ka reaguar edhe në Twitter.
“Nuk ishte qëllimi im në asnjë mënyrë dhe më vjen keq nëse kjo përshtypje u fitua”, shkroi ai.
(BalkanWeb)