Finalizohet operacioni policor i koduar “Blic”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje, ndërsa në pranga ka rënë një 18-vjeçar. Burime zyrtare bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet R. C., banues në Shakllnur të Durrësit.

Gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, të riut iu gjet një pistoletë sportive. Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi u gjetën 1 armë zjarri kallashnikov dhe 4 krehra automatiku me fishekë luftarak.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: