Në fotografitë e ditës, të përzgjedhura nga media irlandeze, Irish Times, me autor Brenda Fitzsimons, spikat edhe bukuria natyrore e Kosovës, Ujëvara e Mirushes, që nga temperaturat shumë gradë nën zero ka grirë e tëra.
“Një shikim mbi ujëvarën e Mirushes, Kosovë, ku temperaturat kanë arritur deri në minus 20 gradë celsius në ditët e fundit”, shkruan media irlandeze, raporton Botasot.
Në fotografitë tjera tregohet edhe i ftohti amerikan, New Yorku, ku është bllokuar trafiku, si dhe shtëpitë akoma të shkatërruara në Gaza gjatë bombardimeve izraelite në 2014.
(m.k/BalkanWeb)
