TIRANË

Policia ka arrestuar një 40-vjeçar të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

 

A. I alias I. M., 40 vjeç është arrestuar nga uniformat blu teksa ishte duke lëvizur me makinë.

 

Gjykata e Salernos në Itali, ka lëshuar urdhrin e kërkimit ndërkombëtar për 40-vjeçarin, pasi akuzohet për “pjesëmarrje në organizatë kriminale me qëllim shfrytëzimin e prostitucionit”.

 

Maksimumi i dënimit për këtë vepër penale në Itali është 20 vite, njofton policia. Sakaq, pritet ekstradimi i tij drejt shtetit fqinj, për veprime të më tejshme.

Njoftimi i policisë:
Tiranë

Një tjetër person në kërkim ndërkombëtar bie në prangat e Policisë.

Arrestohet provizorisht me qëllim ekstradimi drejt Italisë, 40-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Pjesëmarrje në organizatë kriminale me qëllim shfrytëzimin e prostitucionit”.

Strukturat hetimore në DVP Tiranë, në bashkëpunim me shërbimet e Qarkullimit Rrugor, si rezultat i masave të shtuara dhe shkëmbimit të vazhdueshëm të informacionit me Interpol Tiranën, kanë ndaluar mjetin me drejtues shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar:

A. I. alias I. M., 40 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas ka rezultuar person në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Salernos, Itali, ka lëshuar urdhrin e kërkimit ndërkombëtar për veprën penale “Pjesëmarrje në organizatë kriminale me qëllim shfrytëzimin e prostitucionit”.

Maksimumi i dënimit për këtë vepër penale është 20 vite burgim.

Në përfundim të veprimeve, nga specialistët e Seksionit të Trafiqeve në DVP Tiranë u bë arrestimi provizor i tij, me qëllim ekstradimin drejt Italisë.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb