Marash Kumbulla ishte fenomeni i Kombëtares në sfidën e fundit përballë Polonisë, i vetmi lojtar që nuk gaboi thuajse në asgjë, thjesht zhvilloi një ndeshje perfekte përballë Lewandowski me shokë. Jo vetëm përballë Polonisë, edhe ndaj Hungari ishte në një nivel shumë të lartë. Paraqitjet e tij kanë ardhur në rritje, të paktën tek Kombëtarja, pasi tek Roma, Mourinho vijon ta vlerësojë si qendërmbrojtësin e katërt pasi Mancini, Smalling dhe Ibanez.

Kumbulla kthehet në Romë me statistika mbresëlënëse dhe sigurisht kërkon diçka më shumë edhe nga Mourinho, jo vetëm aktivizimin në Conference League. Edhe drejtuesit e klubit presin diçka më shumë pasi në verë investuan afro 16 milionë euro për mbrojtësin shqiptar.

Kumbulla
Kumbulla

Në krahë të Kumbullës del edhe një herë trajneri Edy Reja, i cili në një intervistë për “Corriere dello Sport”, këshillon Mourinhon të ketë në konsideratë Kumbullën pas paraqitjeve të tij të fundit me përfaqësuesen: “Markoi qendërsulmuesin më të fortë në botë me një maturi impresionuese. Nuk vuajti aspak përballë Lewandowski, përkundrazi vuajti Leva. Nuk e ka problem të përballet me sulmues të fortë fizikisht, nuk ka frikë nga përballjet. Me mua luan në mbrojtje me tre, e bënte edhe me Fonseca por në përfaqësuese luan shpesh si qendër në mbrojtjen me tre. Ai po maturohet shumë, edhe në mënyrën se si e lexon lojën. Nga ajo që shoh unë, Kumbulla mund të përshtatet shumë lehtësisht edhe në mbrojtjen me katër, pasi aty mbrapa ai di të bëjë çdo gjë. Ka pasur probleme me COVID-19, më pas u dëmtua, por me ne ka luajtur çdo ndeshje gjithnjë e më mirë”, u shpreh Edy Reja për “Corriere dello Sport”.

Corriere
Corriere

Në pritje për tu rikthyer sërish me Kombëtaren, Kumbulla kthen vështrimin nga Roma, aty ku sigurisht nuk do ti kërkojë Mourinhos më shumë minuta por do të përpiqet ta bind për ta pasur më shumë hapësira.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb