Ndërkohë nuk është qartësuar ende data e bisedimeve të shtyra të Gjenevës.
Data është në varësi të zgjidhjes apo jo të krizës së përfaqësimit të opozitarëve dhe nuk pritet që kjo krizë të zgjidhet para të mërkurës, raporton Trt.
Grupet e opozitës që mbështeten nga Arabia Saudite do të përfaqësohen me Komitetin e Lartë Negociator, përbërjen e të cilit do ta përcaktojnë vetë.
Kryetari i Komitetit të Lartë të Negociatave, Muhammed Allush deklaroi se nuk do të marrin pjesë në bisedimet e Gjenevës, në qoftë se qeveria siriane nuk ndalon bombardimet, nuk heq bllokadën dhe nuk liron të burgosurit politikë.
-“Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, na bën një presion të madh për të shkuar në Gjenevë, tha Allush, i cili njëkohësisht është edhe lideri politik i Ushtrisë Islame.
Allush paralajmëroi se mund ta rikthejnë këtë presion të Amerikës.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk janë kundër përfshirjes së Ushtrisë Islame në negociatat për paqen në Siri. Ndërsa Rusia njeh si organizatë terroriste Ushtrinë Islame.
(d.d/BalkanWeb)
Sondazh