Princeshat e përrallave flenë shpesh edhe në ëndrrat e vajzave të vogla. Ta gjesh veten një ditë, krejt rastësisht e veshur me një fustan nga ato që të dhurojnë vetëm zanat magjike, kjo ka ndodhur në të vërtetë .
“Vila24” prezantuar nga Brunilda Lahe ka surprizuar shikuesit me rubrikën “Kopertinë ” pasi fotografja Medea Milo dhe stilistja Suela Brahimllari kishin vendosur të ndalonin në rrugë një vajzë e ta vishinin me një nga fustanet ngjyrë rozë.
Stela, një kaçurrelëse simpatike mezi përmbajti emocionet kur ishte ajo e përzgjedhura e që me aprovimin e mamasë së saj, gjithçka u kthye në realitet. Stela pozoi për aparatin e Medeas, dhe gjatë bisedës më pas në studio, u shfaqën foto edhe në stilin vintazh.
Kjo ndjesi kaq e bukur, përsëritet shpesh në “Vila24” ndaj mos u çudisni që një ditë , të jetë ndonjë nga ne pjesë e kësaj përvoje që vejn vetëm një herë në jetë.